Ardian Bujupi publikon trailerin e klipit “Casino”

Këngëtari shqiptar i cili jeton dhe vepron në Gjermani, Ardian Bujupi, këtë vit publikoi një sërë projektesh të suksesshme.

Artisti në fjalë po vazhdon të sjell këngë të reja në kuadër të albumit të tij të titulluar “Rahat”.

Pjesë e këtij albumi është edhe “Casino”, projekt ky që pritet të publikohet sonte (e enjte), pas orës 23:59 dhe më këte rast ai ka publikuar trailerin e tij.

Besohet që kjo këngë do të pëlqehet nga publiku pasi ka edhe një tematikë mjaft të thellë sociale.

Ndërkaq, të fundit këngë që ka lansuar Ardiani titullohet “Meine Liebe” në bashkëpunim me Elvana Gjatën dhe në YouTube numëron mbi shtatë milionë klikime.

loading…