Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

Gjatë ditëve të fundit, mërgimtarët kanë filluar të vijnë në Kosovë për pushimet dimërore. Kjo ka shkaktuar edhe fluks në disa prej pikave kufitare, por mëngjesin e së hënës gjendja në këto pika kufitare është e qetë dhe pritjet nuk janë të gjata.

Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat rreth fluksit në pikat e kalimit kufitar.

Në bazë të këtyre të dhënave, mëngjesin e së hënës pritjet në hyrje të pikave kufitare në Kosovë nuk janë më të gjata se 10 minuta.

Pothuajse në të gjitha ppikat kufitare, pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta.

Njëjtë është edhe në dalje të pikave kufitare, ku pritja më e gjatë thuhet të jetë 5 minuta.