I premtuan punë

Arbnora Dobraj ishte viktimë e mashtrimit të një shtetasi rumun FOTO

Ditë më parë ishte zhdukur, por tashmë i është kthyer familjes së saj.

Vajza 22 vjeçare nga Skenderaj, Arbnora Dobraj, mësohet se ishte objekt i mashtrimit të një rrjeti trafikantësh në Ballkan.

Ballkani.info, nga burime brenda organeve të sigurisë, ka mësuar se ajo ishte viktimë e një shtetasi rumun, me inicialet S. F., identitet i njohur për redaksinë, i cili merret me fotografi, kinematografi dhe filma të metrazhit të shkurtër në Bukuresht.

Së bashku, sipas të dhënave kufitare, ata ditë më parë kishin udhëtuar edhe drejtë Maqedonisë. /Ballkani.info/