Arbnora Ademaj sot zyrtarisht bën debutimin në kinematografinë turke, me serialin “Kirik Hayatlar”

Modelja dhe aktorja e njohur shqiptare, Arbnora Ademaj, duket se është gati për të nisur karrierën në kinematografinë turke.

Ajo prej muajsh ka nisur xhirimet e serialit të ri turk të quajtur “Kirk Hayatlar” që në shqip do të thotë “Jeta e thyer”.

Së fundmi, bukuroshja nga Kosova ka njoftuar se seriali do të fillojë transmetimin sot dhe do të shfaqet në kanalin e Turqisë “Kanal D” çdo të hënë nga ora 11:00.

Arbnora për një kohë ishte zhvendosur në shtetin turk teksa po vazhdonte të perfeksiononte rolin dhe gjuhën turke.

E njëjta deri më tani ka korrur suksese të mëdha edhe në fushën e modelingut.