Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka shkruar për Ditën e Çlirimit, duke falënderuar ata që i dolën në ndihmë vendit atë kohë.
Nagavci, tha se shumë breza ëndërruan e u flijuan për liri.
“Ishte kjo dita e parë e lirisë, për të cilën shumë breza ëndërruan, e u flijuan. Në këtë ditë, kujtojmë edhe dhimbjet e panumërta që solli lufta mes nesh”, ka shkruar Nagavci.
“Kujtojmë ata që nuk janë më, ata që ranë për liri dhe ata që në mënyra të ndryshme e bënë luftën për ta mbrojtur Atdheun. Përjetësisht mirënjohës ndaj ShBA-ve, NATO-s dhe të gjithë miqve tanë, të cilët përkrahën luftën tonë!”, ka shkruar ajo.
Ajo ka bërë thirrje ‘ta bëjmë lirinë përditë e më të bukur për fëmijët tanë’, me punë e përkushtim.








