Arbërie Nagavci: LDK,PDK, AAK, Lista Serbe u bashkuan kundër Kurtit për t’i dalë në krah Thaçit

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV’së, Arbërie Nagavci ka deklaruar se ata që dhanë votën për rrëzimin e Qeverisë Kurti e bënë këtë për t’i hapur rrugën për planet e tij, presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Nagavci ka shkruar se këta deputetë janë rreshtuar edhe njëherë në krah të Thaçit.

“Pra mos i jepni numrit legjitimitetin që nuk e kanë, sepse së paku 24 deputetët e LDK-së kanë premtuar se do të qeverisin me LV! për të luftuar krimin e korrupsionin dhe se partitë e PAN-it do t’i dërgojnë në opozitë. Ndërkaq tani hapur po shprehet dëshira e LDK-së për të qeverisur me ish partitë e PAN, të varur krejtësisht nga Lista Serbe, kurse deklaratat që PDK do të jetë në opozitë, në fakt janë vetëm një tentim për të pastruar këtë parti, duke i pasur në dispozicion votat e njëra-tjetrës çdo herë kur e kanë të nevojshme. Forca e numrave nuk justifikon veprimet pa parime, mashtrimet ndaj elektoratit e as propaganda koti si kjo kunderamerikanizmit”, ka deklaruar nënkryetarja e Kuvendit, përmes një shkrimi në Facebook