Arbëria shokon Feronikelin në Drenas

Arbëria e Dobrajës e ka befasuar Feronikelin në duelin e xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës, të zhvilluar të martën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Arbëria ka shënuar fitore minimale 1:0, falë golit të shënuar me kokë nga Kreshnik Bahtiri në minutën e 89-të. Me këtë fitore, Arbëria mbetet në pozitën e parafundit në tabelë por ngrihet në kuotën e 33 pikëve, dy më pak se Feronikeli që renditet n ë vendin e gjashtë. Për Arbërinë, kjo ishte fitorja e dytë rresht derisa Feronikeli regjistroi edhe duelin e katërt në kampionat pa fitore.