Kandidati për deputet nga Aleanca, Dr. Arbër Tolaj, numër 5 në listë, ka zhvilluar vizita festive në Këshillat e Bashkësisë Islame në Pejë dhe Deçan, i shoqëruar nga kolegë dhe bashkëpunëtorë.
Gjatë vizitës në Pejë, delegacioni u prit nga kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame, Hoxhë Muzli Arifaj, së bashku me bashkëpunëtorët e tij. Ndërsa në Deçan, Dr. Tolaj u prit nga kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame, Hoxhë Naser Tolaj dhe stafi i tij.
Përmes një postimi, Dr. Arbër Tolaj theksoi rëndësinë e respektit dhe bashkëpunimit me institucionet fetare, duke uruar festën dhe duke vlerësuar rolin e tyre në ruajtjen e harmonisë dhe vlerave në shoqëri.







