Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), mjeku i njohur Arbër Tolaj, i cili kandidon me numrin 5 në listë, ka zhvilluar sot një takim me ish-deputetin Rame Vataj.
Përmes një postimi publik, Tolaj ka bërë të ditur se takimi është zhvilluar në frymën e bashkëpunimit dhe angazhimit për qëllime të përbashkëta në shërbim të qytetarëve dhe të ardhmes së vendit.
“Takim i përbashkët, për punë të përbashkëta me qëllime të njëjta, për të mirën e vendit”, ka shkruar Tolaj.
Ai nuk ka dhënë më shumë detaje rreth temave konkrete të diskutimit, por ka lënë të kuptohet se bashkëpunimi dhe koordinimi ndërmjet njerëzve me përvojë politike dhe profesionale mbetet i rëndësishëm për adresimin e sfidave të vendit.
Takimi mes Tolajt dhe ish-deputetit Vataj vjen në kohën e angazhimeve politike dhe takimeve të shumta me qytetarë e figura publike në kuadër të aktiviteteve zgjedhore.







