Mjeku i njohur Arbër Tolaj, kandidat për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me numrin 5 në listën zgjedhore, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatrave të Lugut të Leshanit, në Kliqinë.
Tolaj e ka cilësuar takimin si domethënës, duke theksuar përkrahjen e sinqertë dhe besimin për ndryshim që ka marrë nga qytetarët e kësaj ane. Sipas tij, projekti që ai përfaqëson po gjen përkrahje të plotë nga banorët anembanë Kosovës.
Ai ka theksuar se do të jetë gjithmonë pranë qytetarëve dhe se angazhimi i tij do të jetë i vazhdueshëm, me mbështetje të plotë për nevojat dhe kërkesat e tyre.







