Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Arbër Tolaj, i cili garon me numrin 5, ka zhvilluar një takim me banorët e Dubovikut dhe Papiqit në lokalitetin e Prapaqanit, ku është diskutuar për çështje që lidhen me zhvillimin dhe perspektivën e kësaj zone.
Tolaj e ka cilësuar takimin si një mbrëmje inspiruese dhe plot energji, duke vlerësuar pjesëmarrjen dhe angazhimin e qytetarëve në diskutimet për të ardhmen e komunitetit.
Sipas tij, gjatë bashkëbisedimit me banorët janë trajtuar tema që lidhen me sfidat aktuale dhe nevojat e zonës, si dhe mundësitë për zhvillim në periudhën e ardhshme.
“Biseduam hapur për të tashmen dhe të ardhmen e kësaj zone”, ka deklaruar Tolaj.
Kandidati i AAK-së ka falënderuar banorët për mikpritjen, idetë dhe mbështetjen e treguar gjatë takimit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët.
Ai ka shprehur bindjen se përmes angazhimit të përbashkët mund të realizohen projekte dhe iniciativa që ndikojnë pozitivisht në jetën e banorëve të kësaj ane.
“Së bashku mund të bëjmë punë të mëdha”, ka theksuar Tolaj.







