Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Arbër Tolaj, me numër 5 në listën zgjedhore, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Ruhot në Pejë.
Gjatë kësaj vizite, Tolaj është ulur mes banorëve të kësaj treve, të cilët i ka cilësuar si njerëz të urtë dhe fisnikë, për të diskutuar nga afër shqetësimet, brengat dhe vështirësitë me të cilat ata përballen në përditshmëri. Ai ka bërë të ditur se ka dëgjuar me kujdes kërkesat e tyre, si dhe vullnetin për të punuar dhe jetuar me dinjitet.
Sipas Tolajt, ky bashkëbisedim i drejtpërdrejtë me qytetarët përbën themelin e një rrugëtimi politik ku asnjë kërkesë nuk do të mbetet e anashkaluar, por do të trajtohet dhe të synohet të jetësohet në praktikë.
Në fund, kandidati i AAK-së ka falënderuar banorët e Ruhotit për mikpritjen dhe për hapjen e dyerve dhe zemrave të tyre, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm me qytetarët.







