Mjeku i njohur dhe kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Tolaj, i cili garon me numrin 5 në listën e AAK-së, ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Pejë, ku është diskutuar për perspektivën dhe vizionin për të ardhmen e rinisë në Kosovë.
Tolaj tha se rinia e Pejës përfaqëson energjinë dhe potencialin që mund ta çojë vendin përpara përmes ideve të reja dhe angazhimit aktiv në shoqëri.
“Rinia e Pejës është zemra që mban gjallë të ardhmen. Me ide dhe vizion të qartë për një perspektivë dhe të ardhme më të mirë”, ka shkruar ai.
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe kandidati për kryeministër nga AAK-ja, Ardian Gjini, kryetari i degës së AAK-së në Pejë, Naim Bytyqi, si dhe disa kandidatë të tjerë për deputetë.
Sipas Tolajt, gjatë takimit është prezantuar programi i AAK-së për rininë dhe janë diskutuar idetë për krijimin e më shumë mundësive për të rinjtë.
“Bashkë shpalosëm programin për rininë dhe diskutuam për idetë dhe vizionin, për një të ardhme më të mirë”, theksoi Tolaj.







