Mjeku i njohur dhe kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me numër 5, Arbër Tolaj, ka zhvilluar një takim me banorët e Carrabregut të Epërm, Carrabregut të Ulët dhe Llukës së Epërme.
Takimi u mbajt në Shkollën “Lidhja e Prizrenit”, ku sipas Tolajt, përkrahja dhe entuziazmi i qytetarëve dëshmuan mbështetjen për programin dhe vizionin e Aleancës.
“Sonte, në Shkollën ‘Lidhja e Prizrenit’ u bashkuam me banorët e Carrabregut të Epërm, Carrabregut të Ulët dhe Llukës së Epërme. Entuziazmi i jashtëzakonshëm dhe përkrahja e tyre e fuqishme na japin forcë dhe dëshmojnë se rrugëtimi ynë i përbashkët është rruga e vetme drejt zhvillimit”, ka shkruar Tolaj.
Ai ka theksuar se mbështetja e qytetarëve po i jep energji ekipit të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për të vazhduar angazhimin në funksion të zhvillimit dhe ndryshimeve pozitive në vend.







