Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Arbër Tolaj, me numër 5 në listën zgjedhore, ka zgjedhur që natën e shenjtë të Krishtlindjes ta kalojë në Deçan.
Tolaj ka qenë mysafir në familjen e Lul Musaj në Ratishë të Ulët, ku, sipas tij, është pritur me ngrohtësi familjare, mikpritje të sinqertë dhe një atmosferë të mbushur me paqe e dashuri. Ai ka theksuar se këto momente festive sjellin emocione të veçanta dhe rikujtojnë vlerat më të bukura njerëzore, si respekti, solidariteti dhe qëndrimi pranë njëri-tjetrit.
“Janë këto çaste që na rikujtojnë vlerat më të bukura njerëzore dhe rëndësinë e bashkimit,” ka shkruar Tolaj, duke falënderuar familjen Musaj për bujarinë dhe zemrën e hapur.
Në fund, kandidati i AAK-së u ka uruar shëndet, harmoni dhe begati familjes nikoqire, si dhe të gjithë besimtarëve festën e Krishtlindjes.
“Gëzuar Krishtlindjen!”, ka përfunduar ai.







