Mjeku i njohur dhe kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Tolaj, ka publikuar një mesazh simbolik në kuadër të fushatës zgjedhore, duke e lidhur numrin 5 me suksesin, përkushtimin dhe standardet e larta në shërbim të qytetarëve.

Tolaj kujtoi se nota 5 në bankat shkollore ka qenë gjithmonë simbol i shkëlqimit dhe arritjeve maksimale, ndërsa sot, sipas tij, ky numër merr një domethënie të re politike dhe shoqërore.

“5 për përkushtim maksimal në shërbim të komunitetit. 5 për një të ardhme me standarde të larta në arsim, shëndetësi dhe çdo sektor tjetër. Sepse gjysmë-masat nuk mjaftojnë, synojmë gjithmonë më të mirën”, ka shkruar Tolaj.

Ai theksoi se, ashtu si në shkollë, edhe në politikë vlerësimi maksimal duhet t’i takojë punës së ndershme dhe vizionit të pastër për vendin.

Në fund të mesazhit të tij, Tolaj u bëri thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e ardhshme të “zgjedhin shkëlqimin” dhe të mbështesin numrin 5 në listën zgjedhore të AAK-së.

Postimi i tij është shoqëruar edhe me sloganin:
“Siguri, Energji, Zhvillim”.

#DrArberTolaj5 #AAK128 #SiguriEnergjiZhvillim