Mjeku i njohur dhe kandidati për deputet me numër 5 nga radhët e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Arbër Tolaj, ka kujtuar dhe nderuar dëshmorët e Dukagjinit në përvjetorin e rënies së tyre.
Përmes një postimi, Tolaj ka bërë të ditur se më 26 maj, në Gllogjan, janë përkujtuar luftëtarët Arben dhe Luan Qerimaj, si dhe Fetah Selca, Besim Alijaj, Rexhep Tafa dhe Haki Krasniqi.
Ai ka theksuar se sakrifica dhe vepra e tyre mbeten të përjetshme në historinë e Kosovës dhe në altarët e lirisë.
“Në përvjetorin e rënies së tyre kujtojmë dhe nderojmë jetën dhe veprën e tyre, deri në përjetësim në Altarin e lirisë. Lavdi! I kujtofshim ndër breza!”, ka shkruar Tolaj.







