Kandidati për deputet nga Aleanca, Arbër Tolaj, ka kritikuar qeverinë për, siç tha ai, dështimin në realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore gjatë më shumë se pesë viteve të qeverisjes.
Sipas Tolajt, autostrada Prishtinë–Pejë–Gjakovë vazhdon të mbetet e bllokuar dhe e papërfunduar, duke penguar zhvillimin dhe lidhjen më të mirë të rajonit të Dukagjinit. Ai tha se të njëjtin fat e kanë edhe autostrada për Gjilanin, rruga për Podujevë dhe rruga për Mitrovicë, të cilat, sipas tij, janë lënë përgjysmë.
Postimi:
Më shumë se 5 vjet premtime e qeverisje, por rezultati në terren është zero, asnjë autostradë e madhe në Kosovë nuk është përfunduar!
Autostrada Prishtinë-Pejë – Gjakovë, e bllokuar dhe e lënë pas dore, duke izoluar dy qendra të mëdha të rajonit të Dukagjinit.
Gjithashtu Autostrada për Gjilan e harruar nga shteti, rruga për Podujevë dhe rruga për Mitrovicë, e lënë përgjysmë.
Aleanca do t’i përfundoj të gjitha, duke lehtësuar qarkullimin rrugor.
Më 7 qershor, votoni për zhvillimin e vërtetë dhe infrastrukturën moderne.
128✅️ 1✅️ 11✅️ 5✅️
#DrArberTolaj5 #AAK128
#SiguriEnergjiZhvillim







