Mjeku i njohur kosovar Arbër Tolaj ka përkujtuar sot, më 11 Maj, Dëshmorët dhe Martirët e Katunit të Ri në Pejë, përmes një mesazhi emocional dhe patriotik të publikuar në rrjetet sociale.
“Sot, me 11 Maj, në Pejë kemi kujtuar dhe nderuar Dëshmorët dhe Martirët e Katunit të Ri. Çdo pikë gjaku e derdhur për liri, është gur në themelet e shtetit të Kosovës. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Tolaj.
Postimi i tij është shpërndarë dhe komentuar nga shumë qytetarë, të cilët kanë vlerësuar mesazhin e respektit dhe kujtesës për të rënët e luftës së Kosovës.
11 Maji shënon një datë të rëndësishme kujtese për banorët e Katunit të Ri dhe gjithë rajonin e Pejë, ku çdo vit nderohen sakrifica dhe heroizmi i atyre që ranë për lirinë e vendit.







