Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dr. Arbër Tolaj, ka reaguar ndaj shtrenjtimit mbi 16 për qind të energjisë elektrike gjatë këtij viti, duke e cilësuar vendimin si goditje të rëndë për qytetarët dhe ekonomitë familjare.
Tolaj ka akuzuar Zyrën e Rregullatorit për Energji se ka marrë vendim me “bekimin e Qeverisë Kurti”, duke theksuar se ngritja e tarifave po rëndon edhe më shumë një situatë tashmë të vështirë ekonomike për shumë familje në vend.
Ai po ashtu ka përmendur “lidhjet e dyshimta” të qeverisë dhe disa ministrave, si dhe kontratat e fundit të bëra publike me kompani që ai i cilëson si të diskutueshme, duke thënë se këto zhvillime e bëjnë çështjen edhe më serioze.
Tolaj ka kërkuar që tarifat e energjisë të rishikohen urgjentisht dhe të përshtaten me mundësitë reale të qytetarëve. Sipas tij, institucionet duhet të punojnë në interes të popullit dhe jo për interesa personale apo partiake.
“AAK – Krah Teje, për ndryshimin e madh!”, përfundon reagimi i tij.







