Mjeku i njohur dhe kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Arbër Tolaj, ka publikuar një mesazh drejtuar qytetarëve, duke theksuar përkushtimin e tij për t’u qëndruar pranë secilit prej tyre.

Duke u mbështetur në sloganin e AAK-së, “Krah teje”, Tolaj tha se kjo moto është një mundësi që çdo banor të ndihet më afër subjektit politik dhe të gjejë veten brenda programit që, sipas tij, është i pasuruar me ekspertizë të fushave të ndryshme.

“Ashtu siç është përcaktuar motoja, ashtu do të jem edhe unë, krah jush, për t’u bërë zëri juaj i fuqishëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës,” u shpreh Tolaj në postimin e tij.

Ai shtoi se synon të përfaqësojë qytetarët me përkushtim të plotë dhe të ofrojë kontribut profesional në proceset vendimmarrëse.

Postimin e tij e përfundoi me moton e partisë: “AAK – Krah teje”.