“Sonte, në kryeqytet, i dhamë fund fushatës zgjedhore, me një energji të jashtëzakonshme, si dhe me një mesazh të qartë, Kosova ka nevojë për vendosmëri, përvojë dhe lidership të dëshmuar”.
Kështu ka shkruar mjeku i njohur Arbër Tolaj, kandidati për deputet nga AAK me numrin 5.
Postimi i tij:
Në krye, me liderin e pakontestueshëm dhe kryeministrin e ardhshëm Ramush Haradinaj, me gjeneralin Daut Haradinaj, me figura të shumta, kandidatë dhe mijëra simpatizantë, treguam unitet dhe besim në fitoren që po vjen.
Kjo fushatë u ndërtua mbi premtime konkrete për zbatim, shëndetësi funksionale dhe dinjitet për mjekët, infermierët dhe pacientët. Arsim cilësor dhe siguri në shkolla, ekonomi të fortë, vende pune dhe zhvillim të barabartë për çdo rajon, siguri dhe shtet të fortë për qytetarët.
Prishtina sonte foli qartë, faleminderit për përkrahjen, për besimin dhe për energjinë që na jepni çdo ditë.
Rruga përpara është e qartë, bashkë, krah njëri-tjetrit, drejt fitores!







