Kandidati i AAK-së për deputet, Dr. Arbër Tolaj, ka theksuar rëndësinë e fuqizimit të grave në shoqëri, duke kërkuar më shumë të drejta, përfaqësim dhe pjesëmarrje në proceset vendimmarrëse.

Sipas Tolajt, një shoqëri nuk mund të zhvillohet plotësisht nëse gjysma e potencialit të saj lihet anash. Ai ka vlerësuar se gratë në Kosovë vazhdojnë të përballen me papunësi të lartë dhe pengesa në biznes e në pozita udhëheqëse.

Shkrimi i tij:

Gratë meritojnë më shumë të drejta, vendimmarrje dhe përfaqësim.

Një shoqëri nuk mund të ecë përpara nëse gjysma e potencialit të saj lihet anash. Gratë në Kosovë vazhdojnë të përballen me shkallë të lartë të papunësisë dhe barriera në biznes e vendimmarrje.

Mbështetje institucionale përmes granteve të dedikuara, lehtësimeve fiskale për ndërmarrjet që udhëhiqen nga gratë, dhe garantim i hapësirës së merituar në pozitat udhëheqëse.

#DrArberTolaj5 #AAK128

#SiguriEnergjiZhvillim