Mjeku i njohur dhe kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me numër 5, Arbër Tolaj, ka vlerësuar hapjen e fushatës zgjedhore në Gjakovë, duke e cilësuar atë si një organizim madhështor dhe me energji të jashtëzakonshme.
Përmes një postimi, Tolaj falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen dhe mbështetjen masive që, sipas tij, i dhanë forcë dhe motivim ekipit të Aleancës.
“Një hapje e madhe dhe madhështore e fushatës në Gjakovë, e cila na mbushi plot energji dhe një mikpritje vëllazërore. Faleminderit të gjithëve që ishit sonte me ne dhe na dhatë mbështetje masive”, ka shkruar Tolaj.
Ai po ashtu ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve për kandidatët e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e ardhshme, duke promovuar sloganin “Siguri, Energji, Zhvillim”.







