Në një tubim madhështor në Istog, kandidati i AAK-së për deputet, Arbër Tolaj, numër 5 në listë, shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e jashtëzakonshme të qytetarëve. Ai theksoi se përkrahja e tyre nuk është vetëm një votë, por një shprehje e besimit në vizionin e AAK-së, i cili vendos qytetarin në qendër.
“Energjia që morëm sonte është dëshmia më e mirë se ideja jonë fituese tashmë ka marrë rrugë dhe nuk ndalet”, tha Tolaj, duke shtuar se motoja e tij dhe e partisë “Krah teje” nuk është thjesht një premtim elektoral, por një zotim për të qëndruar pranë qytetarëve në çdo sfidë.
Tolaj gjithashtu rikujtoi programin e AAK-së, duke nënvizuar se ai ofron zgjidhje konkrete për zhvillim ekonomik, siguri dhe mirëqenie, duke dëshmuar sipas tij se partia është e vetmja forcë që di dhe guxon të shtyjë proceset përpara.
Ai përfundoi falënderimin e tij me një mesazh të ngrohtë për qytetarët: “Faleminderit nga zemra për këtë pritje vëllazërore.”







