Arbenita më në fund publikon foto me të bijën

Pak ditë më parë Fero dhe Arbenita u bënë prindër për herë të parë.

Lajmin e bukur e dha fillimisht modelja duke postuar foton e parë me vajzën e porsalindur dhe më vonë, Fero publikoi foton e tyre të parë si familje dhe zbuloi emrin e vogëlushes.

Çifti e ka quajtur vajzën Nina dhe sot Arbenita i ëmbëlsoi të gjithë me një foto bashkë me vajzën.

“E imja”, shkruan modelja.