Arbenita kërkon ndihmën e fansave: A mundemi ju lutem ta bindim burrin tim

Reperi Fero dhe bashkëshortja e tij, Arbenita Ismajli, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.

Lajmin e bukur e kanë konfirmuar vetë ata, përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale.

Madje modelja seksi nuk ka ngurruar që me fansat e saj të ndajë fotografi me barkun e rrumbullakosur.

Por së fundmi, Arbenita ka bërë një postim paksa ndryshe në rrjetet sociale. Ajo ka kërkuar ndihmën e fansave të saj. Modelja ka postuar një foto të Feros në “Instastory”, ku tregon se i pëlqen modeli i flokëve që ka aty.