Arbenita Ismajli angazhohet në biznes, themelon kompaninë e saj të modelingut

Shumë personazhe publikë janë angazhuar në biznes. Kësaj liste i është shtuar së fundmi dhe modelja Arbenita Ismajli. Ndryshe nga personazhet e famshëm të tjerë, modelja ka qëndruar brenda fushës që punon prej vitesh.

Përmes rrjeteve sociale, ajo ka bërë me dije se shumë shpejt do të hapë kompaninë e saj të rekrutimit të modeleve. Kompania do të quhet “Albanian Founder Management”.

Modelja nuk ka dhënë detaje të mëtejshme nga ky projekt madhor.