Foto

Arbenita Ismaili tregon linjat perfekte në imazhet e reja në Instagram

Modelja shqiptare, Arbenita, vazhdon të sjellë fotosesione të mrekullueshme për të gjithë ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Bukuroshja mori vëmendjen e fansave, pasi postoi një set fotografish, në të cilat shfaqet shumë tërheqëse.

Veshur me një fustan të ngushtë dhe të gjatë deri në fund të këmbëve, po ashtu me mëngë të gjata dhe me gjoks të hapur, Arbenita theksoi linjat e saj perfekte.

Modelja mahniti fansat me pozat e saj provokative, duke e modeluar veshjen, për markën FashionNova.

Arbenita mbajti flokët e rregulluara drejt, të ndara për mesi, duke e bërë atë te duket shumë elegante dhe me stil.

Me një grim të mrekullueshëm, me nuanca të vjeshtës, ajo tregoi tiparet mahnitëse të fytyrës. /Telegrafi/