Arben Vitia tregon nëse do të shtyhen zgjedhjet lokale

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pas bmledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare në konferencë për media është pyetur rreth mundësisë së shtyerjes së zgjedhjeve lokale.

Ai tha se një gjë e tillë mund të bëhet vetëm me rekomandim të ekspertëve shëndetësor.

“Natyrisht mendimi i ekspertëve do të jetë ai mendim dhe vendimin do ta marrin në bazë të tyre”, tha ministri Vitia.

Arben Vitia në këto zgjedhje po garon për kryetar të Komunës së Prishtinës.

Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen më 17 tetor.