Arben Vitia tregon nëse do të bëjë koalicion me partitë tjera

Kandidati i Vetëvendosjes për Prishtinën, Arben Vitia, ka thënë se s’do të ketë koalicione me asnjë parti para zgjedhjeve.

Por, ai tha se dyert do t’i hapë për bashkëpunim pasi ta shpallë fitoren, njofton Klan Kosova.

“Ka pasë sulme të jashtëzakonshme në raport me shumë gjëra. Si Vetëvendosje nuk jemi ulur fshehtas apo kemi bërë koalicion nën tavolinë asnjëherë, pra nëse e kishim bërë do ta kishin marrë vesh të gjithë. Kjo është një shprehi që e kanë pasë subjektet tjera, por jo VV. Koalicion parazgjedhor jo, por pas zgjedhjeve dhe pas fitores një hapje totale me të gjitha subjektet politike”.

Në këtë drejtim Vitia u zotua se do të jetë bashkëpunues për të pranuar çdo projekt që është në të mirë të qytetarëve.

Ai tha se këtë praktikë e ndoqi edhe në kohën kur ishte drejtor i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës.