Arben Vitia pi duhan brenda hapësirës së mbyllur të një lokali

Është njeriu i parë i institucionit që duhet të kujdeset që gjëra të tilla të mos ndodhin.

Por, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është parë duke pirë duhan brenda hapësirës së mbyllur të një lokali.

Videon ku shihet ministri Vitia duke pirë duhan e ka publikuar emisioni Kiks në Klan Kosova

Pika 1.9 e Ligjit për kontrollin e duhanit, thotë:

“1.9. Hapësirë e mbyllur – çdo hapësirë e mbuluar me kulm ose tavan, që është i lëvizshëm apo i palëvizshëm, dhe të rrethuar me dy apo më shumë anë, pa marrë parasysh llojin e materialit të përdorur dhe pa marrë parasysh nëse struktura është e përhershme apo e përkohshme”.

Pastaj janë edhe “Masat parandaluese“.

1. Qeveria e Kosovës formon Këshillin ndërministror për kontroll të duhanit me qëllim të mbrojtjes së shëndetit.
2. Këshilli do të ketë pesëmbëdhjetë (15) anëtarë ku do të përfshihen: përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë; Arsimit, Shkencës e Teknologjisë; Financave; Punës dhe Mirëqenies Sociale; Drejtësisë; Punëve të Brendshme; Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; Infrastrukturës; Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; Kulturës, Rinisë e Sporteve; profesionistë shëndetësor, përfaqësues të mjeteve të informimit dhe shoqëria civile.
3. Kryesues i Këshillit ndërministror për kontrollin e duhanit është Ministri i Shëndetësisë 

.