Arben Vitia është emëruar ministër i Shëndetësisë.
Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit nëpërmjet një njoftimi për media.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Arben Vitia, Ministër për Shëndetësi, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Ndryshe, Arben Vitia kishe dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë në vitin 2021, duke kandiduar për kryetar të Komunës së Prishtinës. Mirëpo në balotazh e ka humbur garën nga Përparim Rama.
Kujtojmë se nga mesi i muajit tetor, ministria e Shëndetësisë ishte pa ministër, pasi Rifat Latifi kishte dhënë dorëheqje nga ky post. Në krye të kësaj pozite ishte zëvendësministrja Dafina Gexha, si ushtruese e detyrës.
Arben Vitia është emëruar në pozitën e ministrit të Shëndetësisë për të tretën herë. /Ballkani.info







