LDK

Arben Gashi: Vila e Radojiçiqit të përdoret si stacion i Policisë së Kosovës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka propozuar që vila e Milan Radojiçiqit me pamje kah Ujmani, të përdoret për stacion të Policisë së Kosovës në atë pjesë.

“Këto objekte duhet të përdoren si stacion i Policisë së Kosovës”, ka shkruar deputeti i LDK-së.

Sot kreu i MPB-së Xhelal Sveçla ka publikuara pamje nga droni të vilës së Milan Radojiçiq dhe gjithashtu pamje të interierit të saj.

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të përbashkët bashkë me Prokurorinë ku kanë sekuestruar një mori pronash të kryeterroristit Radojiçiq.