Arben Gashi për emërimet e bordeve: Këtyre edhe një muaj ju duhet, edhe bahen horë

Mbrëmë në mbledhjen e Qeverisë kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka marrë disa vendime në mesin e tyre edhe disa emërime të personave partiak.

Këto emërime janë kritikuar ashpër nga kundërshtarët politik por edhe nga përkrahësit e Albin Kurtit duke i thënë që nuk po ndryshon nga Qeveritë e kaluara.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka bërë disa komente në rrjetin social Facebook.

“Këtyre edhe 100 ditë u duhet me u bë horë, dalin ashtu siç janë”, ka komentuar Gashi.

Poashtu ai ka kërkuar falje publike pas një komenti që është dashur t’i lëjnë edhe pak në qeverisje.

LDK iniçoi mocion të sukseshëm kundrejt Qeverisë Kurti pasi ky i fundit e kishte shkarkuar ministrin e LDK-së, Agim Veliun. /Ballkani.info/