Arben Gashi: Ministrat e vjetër në qeverinë e re!

Lidhja Demokratike e Kosovës është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të vazhduar më tej me proceduarat për formimin e qeverisë së re.

Nga ky subjekt politik ende nuk e kanë përcaktuar përfundimisht kabinetin e ri qeveritar .

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike Arben Gashi në një prononcim për Gazeta Blic ka folur në lidhje me ministrat e rinj që mund të jenë pjesë e kabinetit qeveritar.

Gashi ka theksuar se disa nga ministrat e vjetër do të jenë ministra të rinj duke lënë të kuptohet se në qeverinë e re mund të shohim sërish Hykmete Bajramin, Lumir Abdixhikun, Vlora Dumoshin dhe Anton Qunin.

“Hala nuk është vendos definitivisht se kush do të jenë ministrat. Disa nga ministrat e vjetër do të jenë ministra të rinj” tha shkurt Gashi.

Gjykata Kushteuese pritet që me datën 29 maj të dalë me një vendim përfundimtar sa i përket dekretit të Presidentit në lidhje me mandatarin.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur të finalizojë marrëveshjen bashkë-qeverisëse me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismënsocialdemokarte.

Kryetari i këtij subjekti Isa Mustafa ka deklaruar se do të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.