Arben Gashi: Lidershipi i ri i LDK-së në krye me Abdixhikun ka elemente populiste

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka folur edhe për kryetarin e ri të Partisë.

I pyetur se a kryetari i ri a është më shumë formë apo përmbajtje, ai ka theksuar se është përzierje e dyjave.

“Mund të jetë kombinim i dyjave. Por, LDK tani ka zgjedhur një mënyrë të re të të menduarit, e cila është më e kohës dhe e cila ka edhe elemente të populizmit”, tha ai për emisionin “Blic Interview” në RTV Dukagjini.

Ai tha se si LDK ia kanë dhënë besimin një kryetari të ti që ta udhëheq partinë për dy vitet e ardhshme dhe të shohim se si do të veproj.Sa i përket frymës populiste në LDK, Gashi tha se janë disa elemente.

“Fakti i parë, është se ne kemi hyrë në një garë politike, ku për të qenë konkurrent, duhet të kesh edhe elemente populiste. Pra, duhet t’i përshtatesh dhe rrethanave dhe asaj që kërkon tregu”, tha ai.

Sipas tij, tash po merret edhe mendimi i votuesit dhe mbi këtë bazë kemi ardhur edhe tek kryetari i ri.