Arben Gashi kundër Albin Kurtit: Thaçi s’mund të shkarkohet për marrëveshjen me NATO-n

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gash i ftuar në emisionin ‘Rubikon’, tha se marrëveshjen ‘sekrete’ me NATO-n nuk e quan tragjike.

Ai shtoi më tutje që në fillim u informua për një marrëveshje, tek e cila besoi që është një shkelje, por me të parë për çfarë bëhet fjalë, nuk e quan edhe më tutje shkelje, raporton Ballkani.info.

‘Thaçi nuk ka bërë shkelje në këtë rast, ka bërë shumë, por kjo nuk është një nga to’, tha Gashi.

Ai po ashtu tha se Thaçi nuk mund të shkarkohet për këtë gjë dhe se është befasuar me konferencën e Kurtit.

“NATO ka shumë më shumë komptenca sesa ajo letër, prandaj nuk ishte diçka e jashtëzakonshme”, ka thënë Gashi. /Ballkani.info/