Arben Gashi kërkon votimin e buxhetit: Të vazhdojë puna edhe pas shpërbërjes së Kuvendit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka kërkuar nga deputetët të votojnë buxhetin e vitit 2021.

Gashi thotë se buxheti duhet të votohet para ardhjes zyrtare të vendimit të Kushtetueses sepse pastaj shpërbëhet Kuvendi, e buxheti nevoojitet që të vazhdohet puna në vend.

“Kemi vendim të Gjykatës Kushtetuese që ende nuk ka ardhur në rrugë zyrtare në Kuvend. Ardhja e tij në rrugë zyrtare e shpërndan Kuvendin. Prandaj ka nevoja vendi për buxhet sepse edhe kur ska Kuvend të jetë e mundëshme të punohet. Sot pozita dhe opozita nuk ekzistojnë, ne duhet të çojmë mesazhin se për interesat e vendit i kalojmë interesat personale. Nesër klasa politike kosovare do përballet me  momente që kërkojnë unitet. Ne jemi të përçarë pë fajin tonë sepse të gjithë kemi kontribuuar në të”, deklaroi Gashi në Kuvend.