Arben Gashi i reagon Selimit i hedh pas shpine të gjithë, vetëm unë kam autorizim të flas për LDK-në

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se për të gjithë në sallë, në emër të LDK-së fletë ai.

Gashi e tha këtë duke iu kundërpërgjigjur deputetit të VV-së, Rexhep Selimi, i cili tha se nëse duan zgjidhje ka vetëm një shans, të votohet kundër mocioni të mosbesimit.

“Për ty dhe të gjithë këtu, ne emër të LDK-së flas unë. Të gjithë në këtë sallë e dinë se unë jam i autorizum me fol në emër të LDK-së, Vjosa është Kryetare e Kuvendit përtej LDK-së është e zgjedhur nga koalicionin, në emër të LDK-së flas unë”, tha Gashi.

Ai gjithashtu theksoi se për votë do të veprohet në fund.

“Ajo çka thatë ju është që duhet të deklarohemi për votë kundër, e unë ju them se për votë do të veprojmë në fund”, shtoi Gashi.