Arben Gashi e tërheq nga rendi i ditës votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, e ka tërhequr nga rendi i ditës Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Burime të portali FrontOnline, kanë bërë të ditur se Arben Gashi, i ka kërkuar Kuvendi që ky projektligji të tërhiqetë sot nga rendi i ditës.

“Projektligji nuk është sot në rend të ditës sepse iniciuesi i saj Arben Gashi, ka kërkuar që ai të tërhiqe”, ka thënë ky burim duke mos e treguar arsyen e tërheqjes.

Lidhur me këtë FrontOnline, ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga deputeti i LDK-së, Arben Gashi, por i njëjti nuk është përgjigjur në telefon.

Seanca për votimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike është paraparë të mbahet sot në ora 10:00, ku në rend të ditës janë edhe 14 pika tjera.