Arben Gashi

Arben Gashi: Bordi i ZRrE-së duhet të shkarkohet

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se ata presin që të shkarkohet bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike.

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Gashi në një konferencë për media, ka deklaruar se ata presin që sot Komisioni për Ekonomi në të cilin sot është duke raportuar ky bord, të jap pëlqimin që në një seancë të Kuvendit të votohet për shkarkimin e këtij bordi.

“Ky bord duhet të shkarkohet për shkak të mungesës së saktësisë në menaxhimin e krizës së energjisë elektrike, kjo për shkak të lajthitjes së një besimi të dhënë nga Kuvendi, pasi Kuvendi i ka zgjedhur ata”.

“Zyra e Rregullatorit të Energjisë me procesin për caktimin e tarifave të reja ka qitur në lajthitje institucionet e vendi”,ka thënë Gashi.