Arben Gashi ankohet, Saranda Bogujevci ia ndal fjalën

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci ia ka ndalur fjalën shefit të Grupit Palramentar, Arben Gashi, i cili po ankohej lidhur me hapësirën e parabartë që sipas tij kryesuesja e Kuvendit po ua ofron ministrave dhe deputetëve.

Gashi ka thënë se deputetët duhet të kenë kohë të njëjtë për diskutim aq sa ministrat.

“Deputetët duhet të jenë të barabartë në kohën që e shpenzojnë. Dhe ju çfarë po bëni? Po i lejoni ministrat me folë 10 minuta; deputetët po i leni dy minuta. Është në kundërshtim me Rregulloren e Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe unë po ua lexoj nenin 48 të rregullores”, tha Gashi.

“Z. Gashi, a doni t’i referoheni diskutimeve, apo e ndërprejmë muhabetin këtu?”, ia ktheu Bogujevci.

Tutje, Gashi filloi që ta lexojë nenin 48 të Rregullores së Kuvendit, por Bugujevci ndërhyri sërish.

“Ju lutem regjia ndalja fjalën”, tha Bogujevci.