Arben Gashi: AAK-në e shohim si opsion, por asnjëherë PDK-në

Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Arben Gashi, i ftuar në emisionin DPT te Fidani ka thënë se në rast të ndonjë bllokade, si opsion e shohim AAK’në, por asnjëherë PDK’në. Ndërsa me Vetëvendosjen, Gashi tha nuk ka ndonjë marrëveshje të shkruar por vetëm një mirëkuptim për qeverinë e ardhshme.

“Unë mendoj se është edhe frymë e përgjithshme e LDK’së, se nëse ndodh ndonjë bllokadë, ne do ta mendojmë si opsion AAK’në, por asnjëherë PDK’në”, është shprehur Arben Gashi.

Megjithatë ai nuk harroi t’ia përmend AAK’ë disa skandale sipas tij.

“Qëllimi i LDK’së nuk është bashkëpunimi me PDK’në. Partitë që kanë qeverisur duhet të shkojnë në opozitë, këtu përfshihet PDK’ja dhe AAK’ja Ne konsiderojmë që AAK ka qeverisë keq, dhe nuk ka qenë e aftë të drejtojë qeverinë. Bëhet fjalë për skandale të ndryshme, pozicioni i Kosovës dhe raportet e kqia ndaj bashkësisë ndërkombëtare” , ka thënë Arben Gashi.

Ndërsa për VV’në Gashi tha se nuk ka ndonjë marrëveshje të shkruar, por një mirëkuptim për ta formuar qeverinë e përbashkët.

“Nuk ka marrëveshje me VV’në, por një mirëkuptim, me të cilën ndodh që mund ta formojmë një qeveri të përbashkët. Nuk ka një marrëveshje të shkruar”, shtoi Gashi.

loading…