Ish këshilltarja e Kadri Veselit, Arbana Xhara, e ka kritikuar ish shefin e saj për aderimin e Besa Ismailit në PDK, një aktiviste me shami.
“Ngoni ketu, krejt ju qe po me bani tag e po me dergoni mesazhe per adermimin e Besa Ismailit ne PDK, sa per mu Kadri Veseli mundet me u bo edhe haxhi, e neser le te aderon edhe Naim Ternava e Enes Goga e tane rend. S’ka te beje aspak shamia e Beses ketu, problemi im me te ka qene qe ne secilin shkrim qe une dhe koleget e mi e kemi bo per ekstremizem fetar ajo na ka kundershtu, ajo ka mohu shumecka qe ne fund doli te jete e kunderta. Po ne kete rast nuk eshte aspak problem Besa, sepse me mendime te tilla ka shume ne Kosove, problemi eshte qe Kadri Veseli kete aderim e ka per nje grusht vota te muslimaneve”, ka shkruar Xharra, transmeton Ballkani.info.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se partisë së udhëhequr nga ai i është bashkuar edhe profesoresha e Fakultetit të Studimeve Islame, Besa Ismaili.
Sipas Veselit, Ismaili është një zë i njohur në shoqërinë kosovare dhe jetën akademike të Kosovës, duke qenë e angazhuar për më shumë se dy dekada në promovimin e rolit të gruas dhe lirive fetare në shoqëri dhe në përkujdesje për grupet e margjinalizuara të shoqërisë.
“Ajo ka dhënë një kontribut të çmuar në ndërtimin e paqes dhe në promovimin e dialogut ndërkulturor e ndër-fetar dhe prandaj është laureate e shumë çmimeve ndërkombëtare”, ka shkruar ndër tjerash Veseli. /Ballkani.info/







