Video

Arbana Osmani zbulon letrën që i dërgoi Edi Ramës kur ishte në moshën 12-vjeçare

Në një bisedë të veçantë, çifti foli për karrierën dhe jetën private, ndarë detaje të rrugëtimit të tyre në televizion.

Midis të tjerash, Arbana kujtoi kontaktin e saj të parë me kryeministrin Rama, në kohën kur ai ishte ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

“Në moshën 12-vjeçare, pas vitit 1997, ju dërgova një letër nga Burreli dhe ju u përgjigjët. Ishe personazhi im i preferuar në atë kohë. Shkruaje editorial për revistën ‘Klan’. Ke shkruar dhe vazhdon të shkruash shumë bukur”, u shpreh moderatorja.

Foto: Screenshot/YouTube

Nga ana tjetër, kryeministri konfirmoi se ai gjithmonë iu përgjigjej letrave deri sa iu bë e pamundur të përgjigjej vetë.

“Jam shumë krenar sepse krijova institucionin e parë në bashki, që ishte Bashkia e Tiranës, ku jepeshin rreth 96-97 mijë përgjigje me shkrim çdo vit për të gjithë ata që i drejtoheshin bashkisë me shkrim”, deklaroi Rama. /Telegrafi/