Me diplomë përtej muzikës, Arbana Lushaj dëshmon se arti i saj shkon përtej zërit, duke sjellë një koncept të ri muzikor të frymëzuar nga ideja japoneze e fillit të kuq të fatit.

Arbana Lushaj është një artiste që synon të lërë gjurmë jo vetëm përmes zërit të saj, por edhe përmes ideve dhe koncepteve që qëndrojnë pas muzikës së saj. Me një formim akademik dhe një qasje që ndërthur artin me simbolikën, ajo sjell një dimension të veçantë në projektin e saj të ri, “Red String Theory”.

Kënga frymëzohet nga një besim i njohur në traditën japoneze, sipas të cilit njerëzit që janë të destinuar të takohen lidhen nga një fije e kuqe e padukshme. Pavarësisht distancës, kohës apo pengesave që mund të hasin, kjo fije simbolizon lidhjet që fati i ka paracaktuar.

Me “Red String Theory”, Arbana Lushaj sjell në skenën muzikore një ide që bashkon simbolikën japoneze me emocionin universal të dashurisë dhe fatit, duke dëshmuar se një këngë mund të jetë jo vetëm për t’u dëgjuar, por edhe për t’u interpretuar dhe ndier.