Arbana blen shtëpi të re: Pamjet brenda ambientit super modern

Arbana Osmani prej vitesh është një nga moderatoret më të dashura për publikun dhe karriera e jeta e saj private kanë qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes në media.

E së fundmi “Gazeta Blic” bën të ditur se Arbana ka blerë një shtëpi të re.

Në foton e publikuar duket një gardërobë gjigande që shumë nga vajzat e kanë zili.

Të sistemuara e të radhitura garderoba e saj i ka lënë pa fjalë të gjithë.

Një pjesë tjetër të shtëpisë së Arbanës e zbuloi pak kohë më parë Xhemi e cila shfaqet duke pushuar në verandë ndërsa në një foto tjetër tregoi kuzhinën.