Abrashi thotë se një fëmijë hyri në Facebook nga telefoni tij në Kuvend (FOTO)
Po vazhdon seanca në Kuvendin e Kosovës.
Për ta larguar monotoninë e debatit në orët e vona disa deputetë po kyçen në Facebook duke bërë humor.
Një status ironik në Facebook ka ngjallur sensin e humorit të deputetit të LDK-së, Arban Abrashi.
Ai mori një koment nga një përdorues i Facebookut, “Arban Abrashi po thojnë që nuk lejohet përdorimi i telefonit ne seancë”. Arbashi u përgjigj, “o nje femije, une skam faj ahha”.
Seanca po vazhdon përderisa ora po shënon rreth 00 e natës. /Ballkani.info/