Arban Abrashi: Jam i gatshëm të kandidojë për kryetar të Prishtinës

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arban Abrashi, është shprehur i gatshëm të kandidojë për të parin e Prishtinës.

Sipas tij, nëse LDK-ja do t’ia kërkonte një gjë të tillë, ai nuk do ta kundërshtonte , ashtu siç u shpreh ai, që nuk ka kundërshtuar asnjë vendim të organeve të partisë.

“Nuk e kisha thënë sakrificë, por organet e partisë janë ato që ta japin pozitën dhe besimin në aspektin e pozitave politike. Deri më tani nuk i kam kundërshtuar, dhe nuk do t’i kundërshtoj vendimet e organeve të partisë, çfarëdo qofshin ato”, ka thënë Abrashi për lajmi.net.

Kujtojmë se përveç Abrashit, hapur dëshirën për t’u kandiduar për kryetar të Prishtinës e ka shprehur edhe Ismet Beqiri nga kjo parti.

Ndërsa si emër është përmendur edhe Lumir Abdixhiku, por që ky i fundit nuk është deklaruar nëse do të pranonte të kandidohej apo jo.